24-11-2024

Prizren: “Dita pa makina” nesër bllokon për tri orë dy rrugë kryesore

Prizreni të premten do të organizojë ditën pa makina në qytet, në të cilën për tri orë janë paraparë të mbyllen dy rrugët kryesore: “Remzi Ademaj” dhe “Adem Jashari”, pasi aty do të ketë aktivitete të ndryshme sportive dhe kulturore, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Referuar njoftimit të komunës, një pjesë e rrugës “Remzi Ademaj” dhe “Adem Jashari” do të jenë të bllokuara për automjete nga ora 10:00 deri 13:00.

Gjatë kësaj kohe ndër aktivitetet që parashihen në këto rrugë janë: çiklizmi, performanca dhe punimet artistike, basketboll, futboll dhe aktivitete tjera.

Njoftohet se veturat duhet të shfrytëzojnë rrugë të tjera alternative, ndër to atë “Faik Emrush” dhe “Fehmi Lladrovci”.

Asnjë koment

Comments are closed.