23-11-2024

Prizren: Ditë e frytshme, 14 lindje brenda 24-orëshit

Në maternitetin e spitalit në Prizren, gjatë 24-orëve të shkuara janë regjistruar 14 raste të lindjeve.

Ky përbën një numër të mirë të lindjeve, krahasuar me ditët paraprake, kur shifrat e lindjeve kanë shënuar rënie, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Sa i përket gjinisë, kësaj radhe dominojnë femrat, pasi 8 nga foshnjat janë vajza.

Do theksuar se gjatë tri ditëve të shkuara kanë lindur vetëm 10 foshnje, që shprehur në mesatare del nga tri sosh brenda një dite.

Por, derisa mund të sigurojmë shënime për rastet e lindjeve, në Komunën e Prizrenit mungojnë shënimet zyrtare për rastet e vdekjeve gjatë një dite. /GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.