Në maternitetin e spitalit në Prizren, gjatë 24-orëve të shkuara janë regjistruar 14 lindje.
Ky përbën një numër të mirë të lindjeve, krahasuar me ditët paraprake, kur shifrat e lindjeve kanë shënuar rënie, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.
Sa i përket gjinisë, kësaj radhe është karakteristikë se ka lindur numër i barabartë, pasi 7 nga foshnjat janë vajza e po aq djem.
Do theksuar se një ditë më parë në Prizren lindën vetëm 10 foshnje.
Por, derisa mund të sigurojmë shënime për rastet e lindjeve, në Komunën e Prizrenit mungojnë shënimet zyrtare për rastet e vdekjeve gjatë një dite. /GazetaePrizrenit.net/