Në maternitetin e spitalit “Prim. Dr. Daut Mustafa” Prizren, gjatë 24-orëshit të fundit janë regjistruar tetë të porsalindur.
Sa i përket gjinisë, dominojnë djemtë pasi 7 janë të kësaj gjinie, ndërsa vetëm një është vajzë, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.
Gjatë kësaj kohe, numri i lindjeve “cezariane” (me operim), ka qenë tri.
Një ditë më parë në Prizren kanë ardhur në jetë vetëm 3 foshnje, dhe vetëm një prej tyre ishte vajzë./GazetaePrizrenit.net/