04-12-2025

Prizren: Një kuvendar heq dorë nga pozita, ja nga kush zëvendësohet  

Komisioni Qendror Zgjedhor ka miratuar zëvendësimin e tre asamblistëve në Kuvendin Komunal të Prizrenit, Ranillugut dhe Parteshit, përcjell Gazeta e Prizrenit.

Mes  tyre është edhe ish-kandidati i LDK-së për kryetar të Prizrenit, Driton Selmanaj, që si bartës liste kishte fituar një ulëse në Kuvendin e kësaj komune.
Ai do të zëvendësohet nga anëtari tjetër i LDK-së, Astrit Temaj. Nga burimet, Gazeta e Prizrenit Selmanaj do të jetë në listën për deputet në Parlament.
Krahas tij, KQZ ka aprovuar zëvendësimin edhe të dy anëtarëve të tjerë nga komuniteti serb në komunën e Parteshit dhe Ranillugut. Për këta dy të fundit votuan kundër anëtarët e LVV-së në KQZ.
“Kemi pranuar kërkesë për zëvendësim në tri komuna: Komunën e Prizrenit, Ranillugut dhe Parteshit. Kemi trajtuar materialet dhe janë plotësuar të gjitha kushtet ligjore që në Prizren, Astrit Temaj të emërohet në Kuvendin Komunal duke zëvendësuar Driton Selmanaj. Në Ranillug, Millosh Padiq emërohet duke zëvendësuar Danja Antiqin. Në Partesh emërohet Daniel Zhivkoviq duke zëvendësuar Dragan Petkoviqin”, tha kryesuesi i Këshillit të KQZ-së për çështje ligjore, Sami Hamiti.

Asnjë koment

Comments are closed.