Prizren: Dy gra dhe pesë burra në garë për rektor në UPZ
Shtatë kandidatë janë në garë për postin e Rektorit të Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti”.
Dy gra e pesë burra kanë aplikuar në konkursin për këtë pozitë. Vjollca Dibra, Albana Milaimi, Arsim Susuri, Armend Podvorica, Mentor Alishani, Besim Gollopeni, e Samedin Grrabaj, do jenë kundër njëri-tjetrit për të fituar këtë post.
Sipas Universitetit të Prizrenit, Komisioni Profesional i formuar nga Senati ka përpiluar listën e aplikimeve dhe ka përcjellë atë në Këshillin Drejtues.
Deri më tash sipas këtij institucioni nuk ka pasur ankesa për procesin, njofton Klan Kosova.
Megjithatë po kërkohet që procedurat të zhvillohen në mënyrë transparente në mënyrë që të dihen programet e aplikuesve, ndërkaq që nga këshilli u kërkua që të mos bien pre e politikës e as grupeve të interesit.