05-08-2025

Prizren: Dy këmbësore goditen nga vetura, arrestohet shoferi

Në Prizren dy këmbësore janë goditur nga një veturë, pasditën e djeshme, në rrugën “Ismail Kryeziu”.

Siç njofton policia, viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtat janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Prizrenit.

Lidhur me rastin është arrestuar drejtuesi i veturës.

“Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”.

 

Asnjë koment

Comments are closed.