Në maternitetin e spitalit “Prim. Dr. Daut Mustafa” Prizren, gjatë tri ditëve të fundit kanë lindur 24 foshnje, ndërsa në dy raste lindjet kanë qenë gemellare (binjak), transmeton “GazetaePrizrenit.net”.
Sa i përket gjinisë prijnë meshkujt, pasi 14 nga të porsalindurit janë të kësaj gjinie, ndërsa 10 vajza.
Karakteristikë është se në të dyja rastet e lindjeve gemellare, të porsalindurit kanë qenë të gjinive të ndryshme. Pra në këto rast në jetë kanë ardhur dy djem dhe dy vajza.
Numri i lindjeve “cezariane” me operim, gjatë kësaj kohe ka qenë gjashtë./GazetaePrizrenit.net/