Prizren: Dy meshkuj rrahin dy gra, iu konfiskohet armatim
Dy meshkuj janë shoqëruar në polici, pasi të njëjtit dyshohet se kanë sulmuar fizikisht dy gra në komunën e Prizrenit.
Sipas policisë, njëra nga viktimat ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarve, janë konfiskuar një pushkë gjuetie, një revole dhe 77 fishekë.
Tutje, bëhet e ditur se rasti tashmë është në procedurë hetimore.