23-11-2024

Prizren: Dy punëtorë shëndetësorë dhe një roje në ujësjellës të infektuar me koronavirus

Katër  persona kanë dalë të infektuar me COVID-19 nga rajoni i Prizrenit, tre nga Prizreni e një nga Suhareka.

Visar Shehu, drejtor komunal i shëndetësisë në Prizren ka thënë për Kallxo.com se  të tria rastet janë raste kontakti. “Dy nga rastet janë nga Spitali Regjional i Prizreni, personel shëndetësor, një mjek dhe një infermiere dhe personi i tretë është roje në Hidroregjion”.

Me konfirmimin e 4 rasteve të reja, në Prizreni shkon në 7 numri i të infektuarve me koronavirus.

Nesër pritet të testohen edhe familjarët e doganierit i cili mbrëmë doli pozitiv./GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.