Në rrugën “Zenun Çoçaj” të Prizrenit janë raportuar dy raste të dëmtimit të xhamave nga plumba bredharak, raporton Gazeta e Prizrenit.
Referuar raportit të Policië, në rastin e parë është thyer xhami i një shtëpie, ndërsa në tjetrin ai i veturës.
Raporti nga PK:
Rr. Zenun Çoçaj, Prizren 28.06.2023-09:45. Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se, nga një plumb bredharak i është dëmtuar-thyer një xham i shtëpisë së saj. Nuk raportohet për lëndime , rasti në procedurë hetimore.
Rr. Zenun Çoçaj, Prizren 28.06.2023 – 12:00-15:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se nga një plumb bredharak i është dëmtuar xhami i veturës së tij, që ishte e parkuar afër shtëpisë së ankuesit. Në vendin e ngjarjes, në ulësen e veturës është gjetur një predhë e kalibrit të panjohur. Nuk raportohet për të lënduar.