Dy persona të dyshuar janë arrestuar te Kalaja e Prizrenit, pasi të dielën rreth orës 02:30 minuta janë kapur në flagrancë nga policia duke përdorë substanca narkotike,
Sipas Policisë, gjatë kontrollit tek njëri janë gjetur e konfiskuar dy qese të vogla njëra me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë, tjetra me substancë speed në peshë 0.19 gramë dhe cigare joint në peshë 5.19 gramë, ndërsa i dyshuari tjetër dyshohet të jetë shitës i lëndëve narkotike.
“Të dyshuarit, kanë pranuar tretman mjekësor në repartin e neuropsikiatrisë, dhe në konsultim me prokurorin pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policië
Rasti është duke u hetuar nga njësiti antidrogë i policisë së Kosovës. /Gazeta e Prizrenit