Prizren: Dyshohet se detyronte viktimën t’i jepte para, arrestohet një i mitur
Polica në Prizren ka arrestuar sot një 17 vjeçar nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Detyrim”.
Sipas Policisë, i arrestuari është E. V, për të cilin po dyshohet se në periudha të ndryshme ka detyruar viktimën që t’i jap te holla e deri me tani i ka marr rreth 100 euro.
“Ankuesi është paraqitur ne Stacionin policor Prizren, se në rrugën “Bekim Berisha’’, në Prizren dhe ka raportuar rastin e veprës penale “Detyrimit”, te cilën i dyshuari i mitur ne periudha te ndryshme po e detyron viktime qe ti jap te holla e deri me tani i ka marr rreth 100 euro . Sipas viktimës i dyshuari me 10.032022 rreth orës 15:30, i njëjti i kërkon para pasi qe viktima nuk kishte para e detyron , qe t’i merr Duksin”, thuhet në njoftimin e Policisë.
I dyshuari është intervistuar në prani te kujdestarit, kurse rasti është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka lëshuar Aktvendim mbi ndalim për 24 orë.
Lexo edhe:
Sot mbushen 23 vjet nga Beteja e Jeshkovës, ku heroikisht ranë nëntë dëshmorë