24-11-2024

Prizren: E dëbon bashkëshorten nga shtëpia dhe shkon te familjarët e saj

Mbrëmë në Prizren një grua ka raportuar në polici se pas disa mosmarrëveshjeve, bashkëshorti i saj ka ushtruar dhunë psikike dhe e ka dëbuar nga shtëpia pa dëshirën e saj, dhe se më pas ai ka shkuar te familja e vajzërisë së saj.

Organet e rendit njoftojnë se i dyshuari është shoqëruar në stacion policor. Prokurori i shtetit ka rekomanduar që pas intervistimit, i dyshuari të lirohet dhe rasti të vazhdon në procedurë të rregullt.

Asnjë koment

Comments are closed.