22-11-2024

Prizren: E dhimbshme, vetëvrasja e profesorit tragjike për familjen Alushaj, para dy javësh i vdiq babai

Pasdite në vendlindjen e tij, në fshatin Poslisht të Prizrenit, i është dhënë lamtumira e fundit, profesorit Muharrem Alushaj, veteranit i UÇK-së, i cili po dyshohet se i dha fund jetës së tij me armë zjarri, mbrëmë rreth orës 21:00, në shtëpinë e tij.

Vekja e ka tronditur gjithë familjen dhe të afërmit e tij, raporton Gazeta Sinjali. Kjo ngjarje ka lënë të pikëlluar familjen e ngushtë, të cilët përjetuan edhe një humbje, para rreth dy javësh, kur vdiq babai i Muharremit.

Sipas informacioneve të para, ndonëse ende nuk është konstatuar motivi që e ka shtyrë 51-vjeçarin t’i jap fund jetës, i njëjti vuante nga depresioni tash e një kohë.

Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor që ka intervenuar në vendin e ngjarjes, nderkohë që Prokurori i Shtetit ka urdhëruar nisjen e hetimeve për zbardhjen e rrethanave të rastit

Policia dha detaje rreth rastit

Fsh. Poslisht, Prizren 23.04.2023 – 21:05. Raportohet se në shtëpinë e tij  është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Njësitë relevante policore dhe një ekipet mjekësore kanë dal në vendin e ngjarjes, mjeku përgjegjës ka konstatuar vdekjen e viktimës. Dyshohet se viktima ka kryer vetëvrasje me armë zjarri.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një armë dhe një gëzhojë plumbi që dyshohet se është përdorur në rast si dhe 13 fishekë. Po ashtu janë sekuestruar edhe dy pushkë me 20 fishekë, dy revole, gjashtë karikator dhe 130 fishekë. Me vendim të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.

Edhe miq e familjarë të të ndjerit kanë njoftuar për vdekjen e tij.

Alushaj ishte profesor në gjimnazin “Remzi Ademaj” dhe drejtor i shkollës private të gjuhëve të huaja “Universum” në Prizren”.

Në fushën e arsimit punoi me përkushtim dhe profesionalizëm, duke dhënë kontribut në mësimdhënie rreth 28 vjet.

/GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.