25-11-2024

Prizren: E dhunon në një nga villat e Nashecit vajzën që njohu në rrjete sociale

Një rast i dhunimit kishte ndodhur më 22 korrik në Prizren, saktësisht në fshatin Nashec.

IndeksOnline mëson se rasti është lajmëruar sot në Policia nga viktima V.M së bashku me prindërit e saj.

Po ashtu, burime të njejta bëjnë të ditur se V.M dhe i dyshuari E.O u njohën në rrjete sociale.

E.O e kishte dëruguar viktimën në njërën nga villat e fshatit dhe kanë kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj.

Sot, rreth orës 17:00 rastit i janë përgjigjur hetuesit nga hetimet rajonale të cilët kanë vazhduar me rastin./IndeksOnline/

Asnjë koment

Comments are closed.