25-11-2024

Prizren: Një person e godet fqinjin me shufër hekuri, rroken për rendin e kombajnës

Një ka ndodhur së fundmi në fshatin Landovicë të Prizrenit, ku dy persona janë futur në sherr si pasojë e një debati, për çka u desh intervenimi i Policisë.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se bëhet fjalë për dy fqinj, njëri prej të cilëve dyshohet se ka sulmuar tjetrin me shufër të hekurit.

Sipas informacioneve të para, i dyshuari H.L., e ka goditur viktimën, pasi patën një mosmarrëveshje se në pronën e cilit prej tyre do të futej kombajna në fillim, për korrje.

Për pasojë, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në Emergjencë për të marrë trajtim mjekësor, ndërkohë që i dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, me vendim të Prokurorit të Shtetit, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti si “Lëndim i lehtë trupor”.

Asnjë koment

Comments are closed.