29-05-2025

Prizren: E kërc*ënon fqinjin pse i kërkoi t’i largojë qentë – arrestohet i dyshuari, i merret edhe arma

Një përplasje mes fqinjësh në lagjen “Hamit Thaqi” në Prizren ka përfunduar me ndërhyrje të Policisë dhe konfiskim të një arme, mëson Sinjali nga burimet e sigurta brenda hetuesisë.

Ngjarja ndodhi më 27 maj, rreth orës 14:00, kur K.K, 71-vjeçar ka raportuar se është kanosur nga fqinji i tij, S. V, 48-vjeçar pas një debati që kishte shpërthyer lidhur me qentë që i dyshuari mbante në banesë, të cilët, sipas ankuesit, po prishnin qetësinë publike.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar të dy palët në stacion për intervistim. Gjatë deklarimeve, i dyshuari ka pranuar se posedon një armë, gjë që ka vënë në lëvizje organet hetuese.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rreth orës 17:00 është realizuar kontroll në banesën e Suat Vagandjit, ku është gjetur një armë me gaz e llojit BC17, GEN2, GAP, prodhim italian, me kalibër 9mm P.A.K, si dhe një karikator me 20 fishekë.


Arma është konfiskuar si provë materiale, ndërsa ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti për “Kanosje” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Me vendim të prokurorit, Vagandji është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa hetimet po vazhdojnë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Shënim: Personai i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Asnjë koment

Comments are closed.