Prizren: E mitura që ishte raportuar si e zhdukur dyshohet se u dhu*nua, arrestohet i dyshuari
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundmi në fshatin Lubizhdë, në komunën e Prizrenit, ku një e mitur, e cila ishte raportuar si person i zhdukur, ka deklaruar se ka qenë viktimë e një akti dhunimi, raporton Gazeta Sinjali.
Siç mëson Sinjali, e mitura pasi që është lokalizuar, ka rrëfyer se gjatë kohës së mungesës është dhunuar seksualisht nga një person i njohur për të, identifikuar si M.I.
Pas deklaratës së saj, organet e rendit kanë arritur të kapin të dyshuarin, I cili është shoqëruar në stacionin policor për intervistim, ndërsa rasti është marrë në trajtim nga njësia për hetimin e krimeve të rënda në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren.
Referuar njoftimit, viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor dhe është vendosur nën kujdesin e institucioneve përkatëse për mbrojtje dhe rehabilitim.