Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka njoftuar dje se është sulmuar fizikisht Prokurori i Departamentit të Përgjithshëm në Prokurorinë Themelore në Prizren, Atnor Skoro.
Skoro përfaqësoi në Gjykatë një aktakuzë në të cilën ka qenë i përfshirë B.R dhe rreth orës 13:00 duke u kthyer në vendin e tij të punës afër objektit të Prokurorisë Themelore në Prizren i dyshuari B.R e ka sulmuar fizikisht, duke e goditur në kokë dhe pas kryerjes së aktit i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes dhe për momentin gjendet në arrati.
Përmes komenteve të shumta në rrjetin social Facebook, komentuesit kanë kërcënuar atë dhe shumë gjyqtarë e prokurorë të tjerë të vendit, raporton Indeksonline.
Nuk dihet nëse Policia, apo në përgjithësi organet e drejtësisë po merren me këto raste por fakti se kërcënimet mund të bëhen kaq haptazi është mjaftë shqetësues.
Madje shumë prej komentuesve e lavdërojnë kryesin e veprës së lartcekur, duke thënë se do t’i bënin edhe dhuratë po ta dinin se kush është.
Duhet përkujtuar faktin se gjyqtarët dhe prokurorët në shumë raste janë kërcënuar me jetë, e disa prej tyre edhe janë sulmuar pro siç duket askush nuk po merret seriozisht me këtë fakt.
Sistemi i drejtësisë në vend është ndër kryesorët, por që duhet bërë shumë deri në funksionimin e tyre të pakushtëzuar nga të tjerët.
Për sulmin e sotëm ndaj Skoro-s reagoi edhe Këshillit Prokurorial i Kosovës ku kërkoi dënimin e akteve të tilla dhe se sipas tyre këto veprime janë të patolerueshme dhe se të njëjtat duhet marrë shumë seriozisht./Indeksonline/