Prizren: Emërohet edhe një drejtor i ri në Komunë
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka vazhduar me emërimet në drejtoritë komunale, raporton Gazeta e Prizrenit.
Në kuadër të këtyre vendimeve, ai ka emëruar Sead Arifin në pozitën e drejtorit të Drejtorisë për Emergjenca dhe Siguri.
Sipas informacioneve të portalit Gazeta e Prizrenit, Arifi vjen nga partia e Rasim Demirit. Ky emërim bëhet në kuadër të ndarjes së përgjegjësive ndërmjet partnerëve të koalicionit qeverisës në Prizren. Këtë pozitë, në mandatin e kaluar, e ka ushtruar Ramize Sinanaj-Shala.

Ndërkohë, edhe LDK, si partnere e koalicionit me PDK-në, ka propozuar kandidatët e saj për drejtori komunale, në kuadër të marrëveshjes për bashkëqeverisje në nivel lokal.
Sipas asaj që është bërë e ditur, tashmë ka mbetur të caktohet edhe drejtori i ri për Ekonomi dhe Financa në Komunën e Prizrenit. / Gazeta e Prizrenit /
Lexo edhe:
Sot ndërprerje të rrymës në disa lagje të Prizrenit



