Prizren: Familja Maçiteva me akuza të rënda për trajtim jo të mirë në Spital (Video)
Familja Maçiteva nga Prizreni, shpreh shqetësime dhe akuza për tretman dhe shërbime jo të duhura nga institucionet rreth vdekjes së familjarit të tyre, i cili nga autoritetet përkatëse kishte rezultuar pozitiv me Covid-19.
Ata dyshojnë se familjari i tyre ka ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit, dhe për këtë kërkojnë dëshmi reale.
Mustafë Maçiteva, shpreh shqetësime të shumta lidhur me vdekjen e vëllaut të tij, i cili kishtë ndërruar jetë në Spitalin e Prizrenit, pasi kishte rezultuar pozitiv me Covid-19 pas testimit të dytë. Ai thotë se kujdesi në këtë institucion shëndetësor ndaj vëllaut të tij nuk ka qenë në nivel fare, pasi ai kishte nevojë edhe për shërbime të dializes.
Ata dyshojnë se familjari i tyre ka ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit, dhe për këtë kërkojnë dëshmi reale. Ai më tej akuzon edhe institucionet tjera të cilat është dashur të merren me shërbimin e varrimit të vëllaut të tij, e që sipas tij një gjë nuk është bërë nga zyrtarët e atyre institucioneve, dhe se pas qëndrimit të gjatë të kufomës në arkivol në varrezat e qytetit, jemi detyruar me ndihmën e disa policëve që t’a varrosim vëllaun, thotë ai.
Ai gjithashtu shpreh kritika lidhur me këtë rast, edhe në adresë të shtabit emergjent komunal si dhe drejtuesve të Qendrës Rajonale të Shëndetësisë Publike në Prizren. Lidhur me këto shqetësime të ngritura nga zotëri Maçiteva, ne kemi kërkuar përgjigje edhe nga institucionet përkatëse, të cilat nuk janë shprehur të gatshme të prononcohen apo edhe të na kthejnë përgjigje në postën elektronike.
Pa dashur të flasin para kamerës, drejtori i QRSHP, Fadil Kryeziu, tha se ai ka njoftuar familjen Maçiteva dy herë në telefon se familjari i tyre ka ndërruar jetë, ndërsa drejtues të shtabit emergjent komunal na thanë se nuk kanë kompetenca që të merren me rastin në fjalë.
E për të gjitha këto shqetësime dhe akuza, Mustafë Maçiteva, thotë se do t’i drejtohet organeve të hetuesisë. Ndryshe, i ndjeri A. Maçiteva ka ndërruar jetë në moshën 32 vjeçare./TV Prizreni/
linku: