25-11-2024

Prizren: Familja në hall nga vajza narkomane, 30-vjeçarja sulmon fizikisht babanë

Ndër shkaqet e shpeshta të dhunës në familje, është edhe abuzimi me alkool e substanca narkotike.

Gzeta Sinjali mëson se një rast i tillë ka ndodhur në një familje në Prizren, ku një 30-vjeçare dyshohet se ka sulmuar fizikisht babanë e saj.

Sipas burimeve, 53-vjeçari është detyruar të denoncojë rastin në Polici, ku ka deklaruar se e bija është përdoruese e substancave narkotike dhe vazhdimisht bën sjellje agresive, e së fundi ka demoluar edhe orenditë shtëpiake.

Bazuar në dëshminë e tij dhënë organeve të hetuesisë, pas një konflikti me të dyshuarën, ajo e ka goditur me shqelma e grushte.

Si rezultat i denoncimit, njësitë policore kanë arrestuar të dyshuarën dhe e njëjta është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që 30-vjeçares t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe e njëjta do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

P. S Foto nga arkivi

Asnjë koment

Comments are closed.