24-11-2024

Prizren: Filloi kthimi vullnetar i të strehuarve nga tërmeti (VIDEO)

Sot, në mënyrë të organizuar, vullnetarisht janë rikthyer në shtëpitë e tyre në Shqipëri të strehuarit në ish kampin e KFOR-it dhe në sallën e edukatës fizike të gjimnazit “ Gjon Buzuku”.

Dashamir Zekaja bashkë me familjen e tij dhe dhjetëra banorë të prekur nga tërmeti nga Qarku i Durrësit, pas disa ditë qëndrimi në ish kampin e KFORi-t gjerman në Prizren dhe sallën e edukatës fizike të gjimnazit ” Gjon Buzuku”, të mërkurën vullnetarisht po riktheheshin në shtëpitë atyre.

Ai është falënderuar për mikpritjen dhe strehimin që i është bërë në Prizren, pas tronditjes psikologjike që kishin pësuar nga tërmeti shkatërrimtar. Edhe i moshuari, Mustafa Tahiri, është falënderues për strehimin dhe përkujdesjen që i është bërë në Prizren banorëve të prekur nga tërmeti, dhe thotë se edhe pse kthehet në shtëpinë e tij, ai ende nuk ndjehet i qetë nga traumat dhe dridhjet e e shpeshta të tokës në vendlindjen e tij.

Ritkthimi i këtyre personave është bërë në mënyrë të organizuar duke i rikthyer në shtëpitë e tyre me autobus nën përcjellje të policisë. Sipas informacionëve që i siguruam, numri i të kthyerve gjatë ditës së sotme ka qenë rreth 70 persona, ndërsa një gjë e tillë pritet të ndodh edhe ditëve në vijim./tvprizreni.info/

Asnjë koment

Comments are closed.