Prizren: Foshnja e parë e vitit 2026 lind mashkull
Në minutat e para të vitit 2026, në Spitalin e Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren ka lindur foshnja e parë e këtij viti. Foshnja mashkull ka ardhur në jetë në orën 00:05, peshon 3,460 gramë, ndërsa nëna dhe i porsalinduri gëzojnë shëndet të plotë.
Drejtoria e spitalit ka uruar nënën me këtë rast dhe ka shprehur mirënjohje për ekipet kujdestare që edhe gjatë festave ofrojnë kujdes shëndetësor me përkushtim dhe profesionalizëm.

