Prizren: Gati projekti i restaurimit të ndërtesës së Kazermës së vjetër “Ish Internatit”
Drejtori i Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, Samir Hoxha, përmes një postimi në facebook, njofton se QRTK ka përfunduar projektin e restaurimit të ndërtesës së Kazermës së vjetër “Ish Internatit”.
“Prizreni është thesar i trashëgimisë kulturore!
Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore ka përfunduar projektin e restaurimit të ndërtesës së Kazermës së vjetër “Ish Internatit”.
Kazerma e vjetër gjendet në pjesën jugore të qytetit, jashtë Qendrës Historike të Prizrenit. Është ndërtuar në kuadër të sarajit të Mahmud Pashës në pjesën e parë të shekullit XIX.
Është ndërtesë që përbëhet prej bodrumit, katit përdhesë dhe prej katit të parë
Edhe një hap shumë i rëndësishëm drejt ruajtjes dhe promovimit të pasurisë sonë kulturore.
Edhe një hap shumë i rëndësishëm drejt ruajtjes dhe promovimit të pasurisë sonë kulturore“, ka shkruar drejtori Hoxha./ Gazeta e Prizrenit/