Prizren: Gjendet e vde*kur një grua në banesën e saj
Një grua është gjetur e vdekur në banesën e saj në Prizren.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, njësitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Me vendim të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, me qëllim të sqarimit të rrethanave të vdekjes.

