22-04-2025

Prizren: Gjendet pa shenja jete një person

Sot, ( 22.04.2025 ) rreth orës 16:45 policia ka marrë informatën se dyshohet që një person pa shenja jete është në urgjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, konfirmoi për portalin Gazeta e Prizrenit se me të arritur në emergjencë, Policia nga mjeku kujdestar në emergjencë është informuat se në spital një person mashkull, rreth 30 vjeçar është pa shenja jete dhe dyshohet se ka kryer vetëvrasje.

Në vendngjarje lidhur me rastit kanë dal edhe hetuesit nga Sektori Rajonali Hetimeve në Prizren.
Është njoftuar Prokurori i Shtetit dhe me urdhër të tij trupi i pa jete i viktimës dërgohet ne Institutin Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. / Gazeta e Prizrenit

E plotësuar:

30-vjeçari që u gjet i vdekur në Prizren është nga komuna e Suharekës

Asnjë koment

Comments are closed.