23-11-2024

Prizren: Gjendet një person pa shenja jete, pranë vetes kishte një pushkë

Në Prizren është gjetur pa shenja jete një person. Rasti ka ndodhur dje në banesën e tij.

Sipas policisë, në banesën e viktimës në rrugën “Sefedin Lajqi”, rreth orës 14:20 është gjetur edhe një pushkë automatike, me të cilën viktima dyshohet të ketë qëlluar vetën.

“Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion” bën të ditur policia.

Rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”. /Gazeta e Prizrenit

Asnjë koment

Comments are closed.