08-01-2026

Prizren: Gjendet pa shenja jete një i ri

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Prizren, ku një i ri është gjetur pa shenja jete në rrugën “Ukshin Hoti”, në një objekt në lagjen Arbana, afër pompës “Oferta”.

Rastin e ka konfirmuar Policia, raporton Gazeta e Prizrenit.

Zëdhënësi rajonal i Policisë së Prizrenit Shaqir Bytyqi tha për GeP se njësitë policore, së bashku me shefin e ndërrimit, kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku ekipi i emergjencës ka konstatuar vdekjen e të riut.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe hetuesit e Stacionit Policor të Prizrenit, hetimet rajonale si dhe njësitë e tjera relevante, të cilat kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme procedurale.

Ngjarja është raportuar rreth orës 12:40

Gazeta e Prizrenit ka mësuar se viktima Faruk Thaçi nga Mamusha dyshohet se ka tentuar të kryejë vetëvrasje, në objektin e tij afarist.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit “Hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rrethanat e kësaj ngjarjeje tragjike mbeten nën hetim./ Gazeta e Prizrenit

Asnjë koment

Comments are closed.