Sot, rreth orës 11:40, Stacioni Policor në Prizren ka pranuar informatën se në rrugën “Alush Kryeziu” në Prizren ndodhej një person mashkull pa shenja jete, raporton Gazeta e Prizrenit.
Informata ishte pranuar nga njësiti i emergjencës, të cilët kishin dalë në vendin e ngjarjes dhe kishin konstatuar vdekjen e viktimës.
Patrullat policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar se viktima E.Th., mashkull 51-vjeçar nga Prizreni, ishte gjetur pa shenja jete në banesën e tij.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti i hetimeve të stacionit policor dhe hetimet rajonale. Po ashtu është kontaktuar edhe prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar fillimin e rastit, ndërsa trupi i pajetë i është liruar familjarëve.
Policia në bashkërendim me Prokurorin po vazhdon procedurat e mëtejme hetimore./ Gazeta e Prizrenit


