Prizren: Gjobiten lëmoshkërkuesit
Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, stacionet policore Prizren kanë vazhduar aksionin e planifikuar, për të ndaluar lëmoshë kërkuesit në qytetin e Prizrenit.
Në kuadër të këtij aksioni policia, ka ndaluar katër persona ku tre prej tyre janë nga republika e Shqipërisë dhe njeri i është shtetas i republikës se Kosovë me banim ne Prizren e te cilët janë:
-M A. ,f/r/sh e cila është hasur duke kërkuar lëmosh se bashku me dy fëmijët e saj ne mënyrë te bezdisshme ne qendrën tregtare “Galeria” ne Prizren.
-A.D. f/r/sh e cila është hasur duke kërkuar lëmosh me tre fëmijët e saj ne mënyrë te bezdisshme ne qendrën tregtare ,,ETC” ne Prizren.
-M.G.f/r/sh ,e cila është hasur duke kërkuar lëmosh ne mënyrë te bezdisshme ne qendrën tregtare ,,ABI Plus” ne Prizren.
-K.Z e lindur me 1965 f/r/k e cila është hasur duke kërkuar lëmosh ne mënyrë te bezdisshme ne qendrën tregtare ,,ETC” ne Prizren.
Personat janë shoqëruar ne stacionin policor ne Prizren, ku janë ndërmarr te gjitha veprimet ligjore. Në mungesë te dokumentacionit përkatës te gjithë janë depërtuar ne Republikën e Shqipërisë. Ndërsa K.Z i është shqiptuar gjoba ne vlerë prej 200 euro.