Prizren: Gjobiten me nga 200 euro dy lëmoshë kërkues, dy të tjerë janë deportuar në Shqipëri
Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, stacioni policor ne Prizren ka vazhduar aksionin e planifikuar, për të ndaluar lëmoshë kërkuesit në qytetin e Prizrenit.
Në kuadër të këtij aksioni policia, ka ndaluar katër perona, ku dy persona janë nga Republika e Shqipërisë dhe dy të tjerët janë shtetas të Republikës se Kosovës me banim ne Ferizaj dhe tjetri ne fshatin Banje te Malishevës e të cilët janë:
- S R e lindur me 1951 f/r/sh e njëjta është hasur duke kërkuar lëmosh ne rr. “Remzi Ademaj” ne Prizren.
- A K. e lindur me 1963 m/r/sh i njëjti është hasur duke kërkuar lëmosh ne “Zara” ne Prizren
- H A lindur me 1984 m/sh/k i njëjti është hasur duke kërkuar lëmosh ne rr. “Edit Durham” ne Prizren.
- T K e lindur me 1952 m/sh/k i njëjti është hasur duke kërkuar lëmosh ne “Remzi Ademaj” ne Prizren
Personat janë shoqëruar ne stacionin policor ne Prizren, ku janë ndërmarr te gjitha veprime ligjore.
Me Vendimit te lëshuar nga Drejtoria për Migrim. Shtetesit e Shqipëris janë depërtuar, ndërsa dy të tjerëve iu është shqiptuar gjoba prej 200 euro.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, do të vazhdojë me aksionin për parandalimin e dukurisë së kërkimit të lëmoshës në qytetin e Prizrenit, si dhe falënderon qytetaret për bashkëpunim të mire me policin me qellim te parandalimit te kësaj dukurie, po ashtu apelojmë qe sa herë i hasin lypsarët ne rruge, sheshe dhe qendra tregtare, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë” dhe në numrat kujdestarë : 192 dhe 112.