Prizren: Gjobitet punonjësi i shkollës, nuk tregoi kujdes në matjen e temperaturës së nxënësëve (VIDEO)
Punonjësi i një shkolle fillore në Prizren u gjobit nga Inspeksioni për shkak që ua mati temperaturën pa treguar kujdes dhe pa u ndalur tek secili nxënës, transmeton KultPlus.
Rasti ka ndodhur para disa ditësh, ndërsa sot drejtori i Inspeksionit në Prizren, Edon Muçaj, ka njoftuar se punonjësi i kësaj shkolle është dënuar me 200 euro gjobë.
Sipas tij, matja e temperaturës me termometër digjital tek nxënësit e shkollave për mbrojtjen nga COVID-19, është e rregulluar me Ligj.
“Matja e temperaturës me termometër digjital tek nxënësit e shkollave për mbrojtjen e tyre nga pandemia COVID-19 është e rregulluar me Ligjin antiCOVID andaj duhet zbatuar. Kësaj radhe gjobë mandatore si udhërrëfim që rastet e tjera të njejta të mos përsëriten!”, shkroi Muçaj në Facebook. / KultPlus.com