27-11-2024

Prizren: Gjobitet shoferi me targa të huaja me 150 euro për vozitje të rrezikshme  

Policia sot ka arritur që ta identifikojë një person i cili me një veturë me targa të huaja ka bërë vozitje të rrezikshme në Prizren.
Identifikimi i tij është barë falë incizimit të një videoje nga një qytetar, raporton Klan Kosova.

“Stacioni Policor Prizren falë bashkëpunimit me qytetar ka pranuar një video incizim në të cilin shihet qartë se kundërvajtësi me targa të huaja bë vozitje të rrezikshme në vendbanim duke rrezikuat pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion dhe rënë ndesh me ligjin për rregullat në trafikun rrugor”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Kundërvajtësi, përmes rrugëve operacionale është identifikuar dhe ndaj tij është shqiptuar gjoba në vlerë prej 150 eurosh dhe heqje të një pike.

Mund të jetë një imazh i makinë, harta, rrugë, rrugë dhe teksti

Asnjë koment

Comments are closed.