Prizren: Gjuajtën me armë, arrestohen tre burra dhe një grua
Tre burra dhe një grua nga Prizreni janë shoqëruar në polici, të dielën, pasi që në rrjetet sociale kishin publikuar video duke shtënë me armë zjarri.
Në raportin e policisë thuhet se nga të dyshuarit janë konfiskuar një AK-47 dhe dy pistoleta.
Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.