Prizren: Gjuajtën me armë, sekuestrohen dy armë zjarri dhe identifikohet i dyshuari
Policia ka njoftuar se ka konfiskuar dy armë zjarri në fshatin Planej të Prizrenit.
Me të marrë një informate për gjuajtje me armë zjarri më 7 mars, Policia është hedhur në aksion duke lokalizuar vendin, ku kanë dalë në vendngjarje dhe kanë gjetur 12 gëzhoja të kalibrit të panjohur.
Pas një pune operative-hetimore, Policia ka identifikuar të dyshuarin, ku nga i njëjti janë konfiskuar dy armë zjarri.
Me urdhër të prokurorit, ndaj të dyshuarit është nisur procedurë hetimore për armëmbajtje pa leje dhe përdorim të armës dhe i njëjti është liruar më pas me procedurë të rregullt./Gazeta Sinjali