Prizren: Gjuan me armë, arrestohet një person i dehur
Në Prizren një person dje ka përfunduar në pranga pasi ka shtënë me armë zjarri në një lokal.
Sipas policisë, i dyshuari ishte në gjendje të dehur.
“Gjatë kontrollit, në veturën e tij janë gjetur dhe janë sekuestruar një pistoletë, një pushkë gjysmë automatike, 69 fishekë dhe 4 gëzhoja” thuhet në njoftimin e policisë.
I dyshuari në fjalë është ndaluar në stacion policor deri sa është këndellur dhe më pas, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.