Prizren: Gjykimi për shpërthimin në Zhur, bashkëshortja e policit të vrarë parashtron kërkesë pasurore – juridike
Të martën, në Gjykatën Themelore në Prizren ka dhënë deklaratën e saj bashkëshortja e policit të vrarë, Sami Thaqit, në gjykimin ndaj të akuzuarit Iran Badalli dhe Arben Gashi, të akuzuar për rastin e shpërthimit në Zhur ku humbi jetën polici Sami Thaqi dhe lëndime të rënda trupore pësuan pesë persona të tjerë.
E dëmtuara Merita Qunaj deklaroi se qëndron pranë deklaratës së dhënë në Prokurori si dhe deklaroi se për momentin është e papunë dhe se atë dhe fëmijët e saj i mban kunati i saj Naimi.
Shtoi se ditën kur ka ndodhur ngjarja kishte qenë në shtëpi dhe se bashkëshorti i saj atë ditë, i ka treguar se po shkon në punë.