24-11-2024

Prizren: Gjykimi për shpërthimin në Zhur, propozohet shikimi i vendit të ngjarjes dhe dëgjimi i një dëshmitari

Në Gjykatën Themelore në Prizren, të martën, mbrojtësit e të akuzuarve Iran Badalli dhe Arben Gashi, avokatët e tyre, kanë propozuar që të bëhet shikimi i vendit të ngjarjes dhe dëgjimin e dëshmitarit Fehmi Aliu.

Avokatet kanë thënë se rikonstruimi i vendit të ngjarjes do të jep një pasqyrë më të qartë për shpërthimin që kishte ndodhur, raporton Betimi për Drejtësi”.

Kundërshtim lidhur me propozimin e mbrojtjes ka paraqitur prokurori Metush Biraj, i cili ka thënë se poropzimet e tilla dërgojnë në zvarritje të procedurës, sepse sipas tij shikimi dhe fotografimi i vendit të ngjarjes është bërë në ditën kritike në mënyrë profesionale.

Po ashtu, përfaqësuesi i të dëmtuarit Artur Mrasori, avokati Besnik Berisha dhe përfaqësuesi i të dëmtuarës Merita Qunaj, avokati Blerim Mazreku propozimet e mbrojtjes i kanë konsideruar zvarritje e procedurës.

Lidhur me propozimet e mbrojtjes, kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Ajser Skenderi ka thënë se do të vendos në seancën e radhës.

Paraprakisht, prokurori Biraj ka thënë se raporti që ka dorëzuar në seancën e kaluar ka të bëjë me ekspertizën daktiloskopike, në të cilën thirret edhe mbrojtësja e të akuzuarit Badalli, avokatja Gavazaj-Gashi.

I njëjtit tha se lidhur me kërkesën e mbrojtjes për raportin e ekspertizës që ka të bëjë me mostrat e ADN-së të marra nga detonatori dhe raportet tjera, do të bëjë përpjekje që të njëjtat t’i sigurojë.

Ai shtoi se nuk e kundërshton propozimin e mbrojtjes për dëgjimin e dëshmitarëve Faton dhe Flamur Veselaj, por e ka kundërshtuar dëgjimin e dëshmitarëve Zyber Susuri dhe Avdulla Kastratit.

Avokatja Gavazaj-Gashi ka paraqitur vërejtje ndaj ekspertizës daktiloskopike, të cilën e kishte pranuar nga prokuroria, pasi që sipas saj kjo ekspertizë është dorëzuar gati në fund të procesit gjyqësor dhe se këtë e ka konsideruar neglizhencë të prokurorisë.

Ndryshe, në fillim të seancën është dëgjuar edhe dëshmitari Valbon Qollaku, i cili në pyetjet e anëtarës së trupit gjykues, gjykatëses Kimete Kicaj, ka thënë se për shpërthimin në Zhur kishte kuptuar në mbrëmjen e ditës kritike.

Po ashtu, ai tha se kapsolat të cilat ua kishte dhënë të akuzuarve nuk kanë pasur preparate të cilat mund të dirigjohen me telekomandë.

Seancat e radhës në këtë rast janë caktuar të mbahen më 21 dhjetor 2022 dhe 13 e 19 janar 2023.

Ndryshesipas aktakuzësdy  pandehurit Iran Badalli dhe Arben Gashi fillim  muajit janar 2020  Prizren janë furnizuar me mjet eksplodues nga i akuzuari Valbon Çollaku, e pastaj  njëjtin e kanë fshehur  krevatin e fëmijëve në dhomën e katit  II  shtëpisë   akuzuarit Iran Badalli në fshatin Zhur, Komuna e Prizrenit dhe pas një kontrolli të autorizuar  kësaj shtëpie nga Njësiti për Hetimin e Trafikimitme Narkotikë 28 janar 2020, rreth orës 20:00,  kontakt me këtë mjeti njëjti ka eksploduarku ka gjetur vdekjen zyrtari policor Sami Thaçikurse policët tjerë  Njësitit gjegjës – të dëmtuarit Artur MrasoriJetmir Hasanaj dhe Arsim Byrtyqi kanë ka pësuar lëndime  rënda trupore si dhe fëmija S.B po ashtu ka pësuar lëndime  rënda trupore.

Me këto veprimesipas prokurorisë akuzuarit kanë kryer në bashkëkryerje veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” nga neni 356, paragrafi 5, 4 dhe 1 lidhur me nenin31  Kodit Penal  Republikës  Kosovës.

Ndërsa,  dispozitivin II  aktakuzësthuhet se  vend dhe kohë  njëjtë  përshkruar përafërsisht si  pikën I të dispozitivit  aktakuzës kundërshtim me ligjin e zbatueshëm mbi armëtpërveç eksplozivit  lartcekur  shpërthyerkanë pasur  fshehur edhe eksplozivin e mbetur TNT me peshë prej 809.1 gr dhe një detonator mekanik  cilin ishte i vendosur një fitil ngadalndezës  gjatësi 63 cm.

Me këtë akuzuarit  bashkëkryerje akuzohen se kanë kryer veprën penale “Mbajtja  pronësikontroll ose posedim paautorizuar  armëve” nga neni 366, paragrafi 1 lidhur me nenin 31  Kodit Penal. /BetimipërDrejtësi 

 ShënimPersonat e përmendur në këtë artikull konsiderohentë pafajshëmpërveç nëse nga  gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

Asnjë koment

Comments are closed.