09-01-2025

Prizren: Grabitet një 22-vjeçar, hajnat e kërcënojnë me thika dhe ia marrin kuletën

Rastet e grabitjeve e të vjedhjeve po vazhdojnë të rriten, ndërkohë që siguria për të lëvizur edhe në hapësirat publike po rrezikohet. Ndër rastet e shpeshta të grabitjeve janë gjësendet me vlerë, si stolitë e arit, telefonat e çantat e krahut që hajnat arrijnë t’i kapin nga qytetarët nëpër rrugë, raporton Gazeta Sinjali.

Viktimë e grabitjes ka qenë mbrëmë një i ri në Prizren, i cili është përballur me disa persona që ia zunë pritën, nën kërcënimin e thikave.

Sinjali mëson se e gjithë ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ekrem Rexha”, ku të dyshuarit me përdorimin e forcës ia kapën kuletën viktimës, në të cilën kishte para të gatshme e dokumentet personale.

22-vjeçari e ka denoncuar rastin dhe ka dhënë dëshminë e tij para hetuesve policorë, ku ka treguar të gjitha detajet.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është cilësuar ‘Grabitje’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të identifikohen të dyshuarit.

Lexo edhe:

Reagon LDK në Prizren: Drejtorët e shkollave në fushatë politike të PDK-së

Asnjë koment

Comments are closed.