24-11-2024

Prizren: Hajnat bëjnë kërdi në një shtëpi, vjedhin para e stoli ari me vlerë të rreth 13 mijë eurove

Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi, që po shkaktojnë ankth e pasiguri, sidomos kur shtëpitë mbesin pa përkujdesje. Kështu ka ndodhur edhe mbrëmë në një shtëpi në Prizren, ku hajnat kanë vjedhur para e gjësende në vlerë prej mijëra euro, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije për Sinjalin se vjedhja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme dhe është denoncuar nga pronari i shtëpisë, i cili ka raportuar se hajnat kanë vjedhur qindra euro para të gatshme dhe stoli ari që kapin vlerën e rreth 13 mijë eurove.

Sinjali mëson se bazuar në dëshminë e tij, të dhënë para hetuesve, hajnat thyer dyert e dritaret, duke shkaktuar dëme prej mijëra euro.

Si rezultat i denoncimit, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit dhe në identifikimin e personave të dyshuar.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Vjedhje e rëndë’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapen të dyshuarit.

Asnjë koment

Comments are closed.