Një person ka tentuar të vjedh në një shtëpi, por është kapur nga pronari, që e lajmëroi policinë për ta arrestuar.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:30 raporton Gazeta e Prizrenit.
“Ankuesi mashkull kosovar raporton se kishte zënë në flagrancë një të dyshuar mashkull kosovar duke tentuar të thyej derën e shtëpisë së tij”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
Policia në vendin e ngjarjes ka arrestuar të dyshuarin dhe nga i njëjti kanë konfiskuar një shufër metalike, një palë dare, një thikë të vogël dhe një telefon mobil.
Nuk është dhënë identiteti dhe as lokacioni i saktë se ku ka ndodhur rasti./ GazetaePrizrenit.net