Prizren: Hapen parkingjet e disa shkollave për diasporën
Parkingjet e disa shkollave të Prizrenit do të jenë në dispozicion për diasporën, raporton Gazeta e Prizrenit.
Kryetari i Komunës, Shaqir Totaj, ka marrë vendim për lejimin e shfrytëzimit të parkingjeve të disa shkollave, si parkingje pa pagesë për të gjitha automjetet e bashkëatdhetarëve dhe qytetarëve tjerë të komunës.
“Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka marrë vendim për lejimin e shfrytëzimit të parkingjeve në këto shkolla: “Lidhja e Prizrenit”, “Gjon Buzuku”, “Emin Duraku” dhe “Motrat Qiriazi” të Komunës së Prizrenit, si parkingje pa pagesë për të gjitha automjetet e bashkëatdhetarëve dhe qytetarëve tjerë të Komunës së Prizrenit, deri më 20.08.2022.”, thuhet në njoftimin e KK.