28-09-2024

Prizren: Hetohet vdekja e një gruaje, në vendngjarje gjenden armë, 4 thika e municion

Policia njoftoi se po heton vdekjen e një gruaje në Prizren, derisa në vendngjarje, thuhet se janë gjetur dhe konfiskuar armë e municion, raporton Gazeta e Prizrenit.

Referuar raportit kujdestar të PK-së, janë gjetur një pistoletë me katër fishek, 3 gëzhoja, 2 karikator, 4 thika, 198 fishek të llojit të ndryshëm dhe pajisje për pastrim të armëve.

“Hetim i vdekjes, Prizren 18.06.2024-06:20. Raportohet se viktima femër kosovare ka humbur jetën. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me katër fishek, 3 gëzhoja, 2 karikator, 4 thika, 198 fishek të llojit të ndryshëm, disa pajisje të ndryshëm të armëve të zjarrit dhe disa pajisje për pastrim të armëve të zjarrit. Rasti nën hetime”,  thuhet në raportin e Policisë.

Asnjë koment

Comments are closed.