Prizren: Hodhi gjithçka poshtë banesës – momenti i arrestimit të personit që tronditi qytetarët
Një person në Prizren nuk la gjë pa hedhur sot nga ballkoni i banesës së tij. Duke bërtitur, ai hodhi gjithçka në tokë, moment ky që i ka tronditur banorët përrreth.
Gazeta Sinjali përmes burimeve të saj mëson se personi që gjuajti gjërat nga banesa e tij në tokë, është Haxhi Krasniqi.
Ai pas këtij veprimi është arrestuar nga Policia, moment ky të cilin e ka siguruar ekskluzivisht Gazeta Sinjali.
Krasniqi shihet teksat përcillet i prangosur nga Policia, e cila pasi ka dalë në vendin e ngjarjes e ka vënë në kontroll të njëjtin që ishte ngujuar në banesën e tij në Prizren nga ku edhe hidhte gjësende nga ballkoni.
Policia po ashtu ka njoftuar se personi dyshohet të jetë me probleme mendore dhe se është dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Prizrenit.
“Veprimet policore kanë qenë: është arritur të hapet dera e banesës dhe i njëjti është vënën nën kontroll, dhe është duke u shoqëruar për dhënien e ndihmës së shëndetit mental në Spitalin Rajonal të Prizrenit”.
“Nuk ka persona të lënduar. As personi në fjalë nuk ka lëndime”, tha për Sinjalin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.
Ai është emër i njohur për Policinë.
“Është recidivist, emër i njohur për Policinë në Prizren”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.
Gazeta Sinjali ka siguruar pamje ekskluzive nga momenti i gjuajtjes së gjërave poshtë banesës.
Ndryshe, Policia prizrenase tha se nuk ka të lënduar nga ky rast, mirëpo raportohet për tetë vetura të dëmtuar si pasojë e gjësendeve që i dyshuari i ka hedhur nga banesa e tij.
/GazetaSinjali/