23-11-2024

Prizren: I publikoi videot e aksidentit, deputeti tregon për gjendjen shëndetësore të nipit që u godit nga vetura

Deputeti nga radhët e komuniteteve, Enis Kervan, sot ka publikuar video të një aksidenti të tmerrshëm, ku vetura shihet të ketë goditur një familjar të deputetit.

Behët fjalë për 22-vjecarin, Samir Kervan, djali i vëllait të deputetit.

Kervani për IndeksOnline tha se gjendja e tij është stabile por e rëndë.

Derisa ka shtuar se mjekët po vazhdojnë të kontrollojnë gjendjen e tij.

“Ka vetëdije, ka lëndime ne koke, lëndim ne sy, nen përcjelljen e mjekeve, te shohim gjendjen e tij deri nesër”, ka thënë deputeti.

Kujtojmë se është arrestuar 21-vjecari me inicialet Xh.Zh i cili ka goditur këmbësori në zebra.

VIDEO: https://www.facebook.com/634413745/videos/1504502273671857/

Asnjë koment

Comments are closed.