08-10-2025

Prizren: I vdiq djali kohë më parë, nëna i dorëzon armën në polici

Një ngjarje e pazakontë, por me përgjegjësi qytetare, është regjistruar sot në Prizren, ku një grua ka njoftuar policinë pasi ka gjetur armën e të birit të ndjerë dhe e ka dorëzuar vullnetarisht.

Sipas burimeve të Sinjalit, rreth orës 12:30, në rrugën “Lasgush Poradeci”, lagjja Arbane në Prizren, kur F.K., rreth 63-vjeçare ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të raportuar se ka gjetur një armë në shtëpi.

Pas marrjes së informatës, njësia e Hetimeve të Stacionit Policor Prizren – Veri, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, ka intervistuar gruan, e cila ka dorëzuar vullnetarisht një pistoletë, që dyshohet të jetë armë gazi.

Sipas dëshmisë së saj, arma kishte qenë në pronësi të djalit të saj, A.K., rreth 40-vjeçar, i cili kishte ndërruar jetë disa kohë më parë.

Pistoleta është sekuentruar nga krim-tekniku në cilësinë e provës materiale, ndërsa për të gjitha veprimet është njoftuar Prokurori i Shtetit.
Rasti është proceduar në mënyrë të rregullt, ndërsa hetimet për origjinën dhe statusin e armës janë në vazhdim.

Asnjë koment

Comments are closed.