24-11-2024

Prizren: Inaugurohet Parku i Inovacionit, Kurti falënderon gjermanët

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministrja në detyrë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami, ministrja në detyrë e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari si dhe ministri i Financave dhe Transfereve, Ilir Aliu kanë marr pjesë në inaugurimin e Parkut për Inovacion dhe Trajnim në Prizren.

Ai ka falënderuar gjermanët për bashkëpunimin dhe ka uruar që ky park të jetë shembull i investimeve.

 

“Në frymën e bashkëpunimit me Gjermaninë kemi besim të plot mbi menaxhimin e plotë nga GIZ-i që do të kontribuoj në ndërtimin e një parku të vetqëndrueshëm, ndryshe nga kemi pas më herët.

 

Parashihet që Qeveria jonë të kontribuojë me marrëveshjen e 11.9 milionë euro, që është në negociim e sipër me ekipet tona”, ka deklaruar ai. /Indeksonline/

Asnjë koment

Comments are closed.