23-11-2024

Prizren: Iniciohen pesë raste ndaj lokaleve për prishje të qetësisë publike

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka iniciuar pesë raste ndaj disa lokaleve në “Shatërvan” në Prizren për prishje të rendit dhe qetësisë publike.

Sipas njoftimit, Policia më 2 gusht është njoftuar se nga disa lokale po dëgjohet zhurmë e madhe ka dalë në vendngjarje.

Fillimisht, Policia ua ka tërhequr vërejtjen pronarëve, por siç thotë njoftimi, përkundër kësaj, ata kanë vazhduar me muzikë të lartë.
“Në ketë rast policia ndaj kundërvajtësve (pronareve të lokaleve) ka iniciuar raste për Prishje të Rendit dhe Qetësisë Publike dhe Mos Përfillje te Urdhrave te Ligjshme, pas kompletimit rastet janë proceduar në Gjykatën Themelore Divizioni për Kundërvajtje në Prizren”, thuhet në njoftim.

Asnjë koment

Comments are closed.